Mesfushori spanjoll, Iker Muniain përmes rrjeteve sociale ka njoftuar largimin nga Athletic Bilbao.
31-vjeçari, i cili është kapiten te Bilbao nuk do ta vazhdoj kontratën me klubin spanjoll dhe në fund të këtij sezoni do të largohet.
“Në Bilbao erdha kur isha 12-vjeçar dhe sot, pothuajse pas dy dekadave do të ju njoftoj se po largohem në fund të këtij sezoni. Po largohem i lumtur sepse kam fituar tituj. Ishte e mrekullueshme”, u shpreh i emocionuar Iker Muniain.
Së fundmi, Muniain fitoi titullin e Copa del Rey, pasi në finale mposhten Mallorcan.
Ai zhvilloi 15 sezone me ekipin e parë, kurse iu bashkua klubit kur ishte vetëm 12-vjeçar.