Pas 13 vitesh Snapchat ka më në fund një aplikacion të mirfilltë për iPad

Me këtë përditësim të ri, mbështetja për iPad po vjen pas 13 vitesh që kur Snapchat debutoi në iOS.

Snapchat zyrtarisht ka lançuar mbështetjen për iPad pas 13 vitesh prezencë në platformat mobile. Aplikacioni i rrjetit social ka qenë i disponueshëm në iPad vetëm si një aplikacion iPhone me korniza të mëdha në ngjyrë të zezë dhe nuk përshtatej me ekranin e madh të iPad.

Me këtë përditësim të ri, mbështetja për iPad po vjen pas 13 vitesh që kur Snapchat debutoi në iOS.

“Snapchat tashmë ofron mbështetje për iPad,” thuhet në përshkrimet e përditësimit në App Store. Kjo do të thotë se aplikacioni tashmë zë plotësisht ekranin e iPad duke krijuar një eksperiencë më fluide falë hapësirës shtesë.

Nuk është e qartë pse Snapchat ka pritur kaq gjatë që ta sjellë këtë eksperiencë të re për përdoruesit. Duhet theksuar se ende nuk është plotësisht i optimizuar duke qenë se funksionon vetëm në modalitetin portret dhe jo peisazh.

Lançimi vjen pasi TikTok lëshoi ​​​​një përditësim vitin e kaluar për aplikacionin e saj që ishte krijuar për të përfituar nga ekranet më të mëdhenj si iPad dhe tablet.