Shefi i Komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Anthony Scaramucci është shkarkuar nga Presidenti Donald Trump, vetëm 10 ditë pasi filloi punën në Shtëpinë e Bardhë.
Scaramucci, ish-financier i Wall Street, pati një “javë të trazuar pune”, njofton Euronews.
Emërimi i tij si drejtor i komunikimeve 10 ditë më parë pasoi me dy dorëheqjenga anëtarë të profilit të lartë në Shtëpinë e Bardhë. Sekretari i shtypit Sean Spicer dhe shefi i shtabit Reince Priebus lanë postet e tyre – pasi i referoheshin Scaramuccit si një “skizofren paranojak”. /MESAZHI/