ATSH-DPA/ – Partitë separatiste në rajonin spanjoll të Katalonjës pritet të fitojnë gjithësej një maxhorancë absolute në zgjedhjet rajonale, deklaroi sot media lokale, pas një referendumi për pavarësi nga Spanja që shkaktoi një krizë të thellë politike.
Sipas një sondazhi të zhvilluar nga “Godo media group”, tre partitë politike që përbëjnë krahun separatist në Parlamentin katalanas pritet të fitojnë 71 vende gjithësej, ndërkohë që maxhoranca absolute arrihet me 68 deputetë.
Partia e majtë pro pavarësisë, ERC-ja, e drejtuar nga Oriol Junqueras pritet të fitojë 34-36 vende, ndërkohë që kundërshtarët e tyre unionistë, Partia e Popullit (PP), mund të fitojë 34-37 vende.
Lista e drejtuar nga presidenti rajonal i shkarkuar, Carles Puigdemont, “JuntsxCat” zuri vendin e tretë dhe pritet të marrë 28-29 deputetë.
Sot në mëngjes u zhvilluan zgjedhje rajonale që ishin shpallur nga qeveria qendrore, e drejtuar nga kreyministri Mariano Rajoy i PP-së, në fund të tetorit si pjesë e masave ndëshkuese të ndërmarra nga Madridi pasi Parlamenti katalanas shpalli pavarësinë nga Spanja./