Parlamenti libanez dështon në zgjedhjen e presidentit

Parlamenti libanez nuk ka arritur të zgjedhë presidentin e ri pasi asnjë prej kandidatëve nuk siguroi shumicën e nevojshme prej dy të tretave të votave të ligjvënësve, raporton Anadolu.

Parlamenti libanez u mblodh sot për të zgjedhur një president të ri pas dy vitesh vakumi politik në vend.

Sesioni parlamentar, i kryesuar nga kryeparlamentari Nabih Berri, është i 13-ti që nga viti 2022 për të zgjedhur pasardhësin e Michel Aoun, i cili u largua nga detyra më 31 tetor të vitit 2022.

Sipas gazetarit të Anadolu, më shumë se 100 anëtarë të parlamentit me 128 vende u paraqitën gjatë seancës.

Një kandidati i duhen dy të tretat e votave ose 86 ligjvënës për të kaluar në fazën e parë. Në raundet pasuese nevojitet një shumicë absolute.

Sipas deklaratave zyrtare nga partitë dhe blloqet, të paktën 81 ligjvënës libanezë kanë shprehur mbështetje për shefin e ushtrisë, Joseph Aoun, duke e vendosur atë si kandidatin më të mundshëm për të marrë detyrën e presidentit.

Në seancën parlamentare të sotme morën pjesë disa diplomatë të huaj, duke përfshirë të dërguarin e posaçëm francez Jean-Yves Le Druan dhe ambasadorët e komitetit të QUINT-it (Egjipt, Franca, SHBA-ja, Katari dhe Arabia Saudite) që po ndjekin çështjen e konkursit presidencial në Liban.

Posti i presidentit ka mbetur bosh për më shumë se dy vite, gjatë të cilit peizazhi politik dhe i sigurisë i Libanit është ndikuar ndjeshëm nga përshkallëzimi i konflikteve me Izraelin.

Sipas Kushtetutës së Libanit, presidenti duhet të jetë një i krishterë maronitë, kryeministri një musliman sunit dhe kryetari i parlamentit një musliman shiit.