Parlamenti i Koresë së Jugut voton për shfuqizimin e ligjit ushtarak

Parlamenti i Koresë së Jugut votoi për të kërkuar nga presidenti Yoon Suk Yeol heqjen e ligjit ushtarake, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap, transmeton Anadolu.

Sipas Kushtetutës së vendit, ligji ushtarak duhet të hiqet kur e kërkon një shumicë parlamentare.

Nga 300 anëtarët e parlamentit, 190 ishin të pranishëm dhe të gjithë votuan pro një mocioni që kërkonte heqjen e gjendjes ushtarake.

Me kalimin e mocionit, shpallja e gjendjes ushtarake shpallet e pavlefshme, njoftoi zyra e kryeparlamentarit.

Në një hap befasues, Yoon, në një fjalim televiziv natën vonë, shpalli ligjin ushtarak, duke thënë se hapi ishte i nevojshëm për të “mbrojtur vendin nga forcat komuniste të Koresë së Veriut dhe për të eliminuar elementët antishtetërorë”.