Parlamenti grek nuk arriti ta zgjidhte presidentin e ri në raundin e parë të votimit të sotëm.
Kryetari aktual i parlamentit Konstantinos Tassulas i partisë në pushtet Demokracia e Re mori shumicën e votave, por nuk mblodhi shumicën e kërkuar prej dy të tretave.
Votimi i radhës do të jetë të premten.
Për ta zgjedhur presidentin grek kërkohet një shumicë prej dy të tretash në dy raundet e para, ose 200 vota. Tasoulas sot u mbështet nga 160 deputetë.
Nëse asnjë kandidat nuk e kalon atë prag, për raundin e tretë të votimit do të nevojiten 180 vota dhe në raundin e katërt, për zgjedhje nevojiten 151 vota përfaqësuese.
Tasoulas pritet të zgjidhet në raundin e katërt të votimit me mbështetjen e 156 deputetëve të Demokracisë së Re, sipas mediave greke.
Mandati i Presidentes aktuale Katerina Sakellaropoulou skadon më 13 mars