Komisionin parlamentar për të drejtat civile, drejtësi dhe punë të brendshme të Parlamentit Evropian ka nisur diskutimin, ku pikë e rendit të ditës ishte edhe votimi i draft-rregullores për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ky Komitet ka votuar kundër këtij drafti, me 25 vota kundër dhe 24 pro.
Njëra prej euro-deputeteve u shpreh se vendimi për Kosovën nuk do të zhvillohet pa u arrit gjitha kriteret.
“Nuk do të ketë votim pa filluar të gjitha kriteret”, ka thënë ajo.
Raportuesja e PE-së për Kosovën, Tanja Fajon ka thënë se ky është një votim i rëndësishëm për Kosovën.
“Sot do doja të shfrytëzoja rastin që të them se Kosova duhet ti realizoj kushtet e fundit për liberalizim të vizave. Por sot do të votojmë për gjeneratat e reja dhe duhet ti kërkoj kolegëve të mi mbështetje”, ka thënë ajo.
Komiteti LIBE e ka mbështetur raportin e Fajonit për ecje më tutje për liberalizmin e vizave.
Mirëpo, ky Komitet ka refuzuar që kjo çështje të shkojë në negociata në Këshillin e Ministrave të shteteve anëtarë të Bashkimit Evropian, shkruan Indeksonline
Kur të plotësohen kushtet atëherë do të dal në votim përsëri. Si kusht është përmendur demarkacioni dhe luftimin i korrupsionit në Republikën e Kosovës.