Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Parlamenti Evropian miraton përbërjen e re të Komisionit Evropian

Parlamenti Evropian miraton përbërjen e re të Komisionit Evropian

Parlamenti Evropian miratoi sot ekipin e ri të Komisionit Evropian nën drejtimin e Ursula von der Leyen, presidentes së riemëruar të Komisionit, transmeton Anadolu.

Pas një debati mbi ekipin dhe programin e ri të Von der Leyenit, eurodeputetët zgjodhën Kolegjin e Komisionerëve në tërësi me një votim emëror prej 370 votash pro 282 kundër, me 36 abstenime.

Detajet se si ka votuar çdo deputet do të jenë të disponueshme së shpejti nga Parlamenti Evropian në internet dhe në procesverbalin e seancës plenare.

Për t’u konfirmuar, Kolegjit të Komisionerëve i duhej një shumicë e thjeshtë e votave.

Ky shënon mandatin e dytë të Von der Leyenit në krye të komisionit, pas miratimit të komisionit të saj të parë nga eurodeputetët në nëntor 2019.

Komisioni do të marrë detyrën këtë fundjavë, të dielën, më 1 dhjetor.

Exit mobile version