Ballina Lajmet Kosovë Parlamenti dhe Qeveria, deri të premten

Parlamenti dhe Qeveria, deri të premten

Koalicioni PAN, të cilit së fundmi i është bashkuar edhe AKR-ja, po vazhdon të zotohet se këtë javë do ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit dhe do ta votojë Qeverinë.

Madje, si datën më të afërt për vazhdimin e seancës PAN-i po e përmend datën 7 shtator, ndërsa një ditë më pas, sipas tyre, do të votohet ekzekutivi i ri.

Por pavarësisht se kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci, ka bërë të ditur se është në pritje të përgjigjes së PAN-it për seancë, këta të fundit ende nuk kanë treguar se kur janë të gatshëm për vazhdimin e saj.

Ndërkohë as Lista Serbe deri më tash nuk ka dalë publikisht në përkrahje të bërjes së Qeverisë nga PAN-i. Nga ana tjetër, LVV-ja dhe LDK-ja kanë konsideruar se Qeveria e ardhshme nuk do të jetë assesi jetëgjatë

Exit mobile version