Parlamenti bullgar ka miratuar qeverinë e koalicionit të udhëhequr nga blloku i qendrës së djathtë GERB-UDF, transmeton Anadolu.
Agjencia shtetërore e lajmeve BTA njoftoi se kabineti i propozuar i kryeministrit Rosen Zhelyazkov u miratua në seancën plenare të parlamentit me 125 vota pro dhe 114 kundër.
Votat pro erdhën nga partnerët e koalicionit të bllokut GERB-UDF, blloku i majtë i Partisë Socialiste Bullgare (BSP) dhe Së Majtës së Bashkuar, si dhe partisë populiste “Ka një popull të tillë” (TSIP).
Qeveria përfshin gjithashtu zëvendëskryeministra dhe ministra nga blloku i majtë BSP-E Majta e Bashkuar dhe partia populiste TISP.
Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (HOH) gjithashtu mbështeti kabinetin, megjithëse nuk do të jetë pjesë e qeverisë së koalicionit.
Pas seancës, anëtarët e kabinetit bënë betimin.
“Detyrat tona të para lidhen me rikthimin e besimit të administratës shtetërore në mënyrë që ajo të funksionojë me motivim”, tha kryeministri Zhelyazkov, duke folur gjatë ceremonisë së dorëzimit dhe pranimit të pushtetit.
Presidenti bullgar, Rumen Radev, i dha mandatin për të formuar një qeveri bllokut të qendrës së djathtë GERB-UDF.
Që nga zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare të 27 tetorit të vitit 2024, vendi drejtohej nga një kabinet në detyrë i kryesuar nga Dimitar Glavçev.