Kryetari i Kuvendit të Kuvajtit Merzuk el-Ganim, i bëri thirrje Parlamenti Arab për të diskutuar për tensionet në rritje në Jerusalem dhe shkeljet e Izraelit ndaj Mesxhid-i Aksa-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Kuvajtit KUNA thuhet se Ganim i cili ka dërguar një letër tek kryetari i Parlamentit Arab Habib el-Maliki lidhur me çështjen ka theksuar se Izraeli po vazhdon shkejlet ndaj shenjtërisë së Mesxhid-i Aksa-së dhe se po ia ndalon popullit palestinez që të hyjë në Aksa dhe të falë aty namazin.
Ganim, i cili në kuadër të zhvillimeve të reja ka dorëzuar Malikit kërkesën që Parlamenti Arab të mblidhet sa më shpejtë që është e mundur, theksoi se me këtë mbledhje synohet që të arrihet një konsensus për t’i bërë presion Izraelit që të ndërmarrë hapa politik dhe diplomatik për t’i dhënë fund praktikave të padrejta.
“Si përfaqësues të popullit arab, nuk është e pranueshme që ne të rrimë duarkryq pa lëvizur fare për t’u ndihmuar vëllezërve tanë palestinezë”, tha ai.
Kriza eskaloi të premten më 14 korrik, kur policët izraelitë vranë tre palestinezë para dhe brenda kompleksit të Al-Aksës, ndërsa kjo rezultoi me rrëmujë masive në të cilën u lënduan më shumë persona, mes të cilëve edhe dy policë izraelitë të cilët humbën jetën rrugës për në spital.
Pas kësaj, forcat izraelite të cilat kishin mbyllur Mesxhid-i Aksa-në për faljen e namazit të dielën hapën dy porta të Harem-i Sherifit dhe vendosën detektorë metalik.