Organizata me bazë në Kajro ka denoncuar “masakrën e kryer nga entiteti okupator izraelit sot në kampin Nuseirat … në të cilën dhjetëra qytetarë u vranë dhe qindra u plagosën, shumica prej tyre fëmijë dhe gra”.
Organizata e mbante përgjegjës Izraelin dhe administratën amerikane, duke thënë se heshtja e Uashingtonit ndaj krimeve të luftës të Izraelit dhe dështimi për ta ndaluar atë, e bën SHBA-në bashkëpunëtore.
Parlamenti arab shtoi se “masakrat e vazhdueshme të entitetit pushtues kundër civilëve palestinezë janë një sfidë e hapur për komunitetin ndërkombëtar dhe vendimet e tij, dhe një shpërfillje e ligjit ndërkombëtar”.
Parlamenti Arab është organi legjislativ i Ligës Arabe.