Protestat paqësore u shndërruan në protesta të dhunshme në ditën e Punëtorit, transmeton Klan Kosova.
Protestuesit sulmuan dyqane të ndryshme, që për grupe të vogla anarkiste janë simbol i kapitalizmit dhe shfrytëzimit të klasës punëtore.
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe u përpoq të shpërndajë grupet problematike të anarkistëve. Mediat franceze raportojnë për disa të lënduar nga radhët e protestuesve.