Paris Saint-Germaini ka fituar 3:1 ndaj Aston Villas në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ndeshja u zhvillua në “Parkun e Princave” në Paris, të mërkurën mbrëma.
Rezultati e lë të hapur sfidën për ndeshjen e kthimit që zhvillohet në “Villa Park” në Birmingham të martën. Por Parisi është në situatë shumë të favorshme për kualifikim në gjysmëfinale të garës elitare evropiane.
Morgan Rogers e kaloi në epërsi 1:0 skuadrën angleze. Ai shënoi në minutën e 35-të.
Talenti i madh, Desire Doue shënoi supergol në minutën e 39-të për 1:1.
Khvicha Kvaratskhelia shënoi po ashtu gol të bukur për rezultatin 2:1 në të mirë të Parisit. Gjeorgjiani realizoi në minutën e 49-të.
Vendasit nuk ndalën sulmet në kërkim të golit të tretë. Kur dukej që sfida do të mbyllej me një gol dallim, kampioni francez e shënoi edhe golin e tretë. Nuno Mendes realizoi për 3:1 në minutën e 92-të.