Në protestat e nisura në Paris kundër vendimit për shkurtimin e fondeve universitare policia ka ndërhyrë ndaj studentëve demonstrues, duke u përshkallëzuar në përleshje midis tyre, raporton Anadolu.
Demonstratat u organizuan nga studentët në Paris të cilët shprehnin revoltën e tyre për shkurtimin e fondeve universitare dhe të cilët kërkonin fonde më të mira për arsimin e lartë.
Derisa grupi i studentëve marshonte nëpër rrugët e kryeqytetit francez, policia bllokoi rrugën dhe përdori gaz lotsjellës ndaj turmës me qëllimin për ta shpërndarë.
Tensionet u përshkallëzuan duke çuar në përleshje mes protestuesve dhe policisë në pika të ndryshme të kryeqytetit.