Në kryeqytetin francez Paris, një ditë pas Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminimit Racor, disa mijëra protestues marshuan në solidaritet me palestinezët dhe për të protestuar kundër diskriminimit racor dhe padrejtësisë në mbarë botën, raporton Anadolu.
Gjatë ditës së djeshme, protestuesit marshuan nga sheshi ‘Place de la République’ deri në sheshin ‘Place de la Nation’, duke valëvitur flamuj palestinezë dhe duke brohoritur “Jo racizmit”, “Jo fashizmit” dhe “Palestina e lirë”.
Policia franceze, e cila qëndron në gatishmëri për demonstrata të ngjashme të organizuar në të gjithë vendit, herë pas herë ndërhyri në demonstratat e Parisit.
Mbi 220 organizata iu bashkuan aksionit, duke përfshirë partinë e majtë ‘La France Insoumise’, e udhëhequr nga Jean-Luc Melenchon.
Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminimit Racor shënohet çdo vit më 21 mars.