Paris: Masa të forta sigurie përpara ndeshjes Francë-Iz’rael

Masa intensive sigurie janë marrë sot para ndeshjes së futbollit mes Francës dhe Izraelit, e cila do të luhet sonte në stadiumin “Stade de France” në periferi të Parisit.

Siç ishte paralajmëruar më parë, Franca ka vendosur 4000 policë në Paris për ndeshjen e UEFA Nations League që kombëtarja franceze po luan kundër Izraelit, njoftoi e përditshmja franceze “Le Monde”.

Rreth 2600 pjesëtarë të xhandarmërisë dhe oficerë policie do të jenë sonte në shërbim rreth stadiumit “Stade de France” në Paris, ku me fillim nga ora 20:45 duhet të luhet ndeshja e grupit “2” të Ligës së Kombeve të UEFA-s, divizioni “A” mes Francës dhe Izraelit.