Paris: Konferencë ndërkombëtare për paqe në Lindjen e Mesme

Përfaqësuesit e më tepër se 70 vendeve dhe organizatave marrin pjesë në konferencën e sotme në Paris, ku pritet të kërkohet ripërtritja e bisedimeve ndërmjet izraelitëve dhe palestnezëve dhe të riafirmohet mbështetja për zgjidhje me dy shtete, për këtë konflikt i cili po zgjatë tash e disa dekada.

Palestinezët e kanë mirëpritur këtë tubim, por kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, që ka refuzuar të marrë pjesë në konferencë, tha se ky tubim është “manipulim” kundër Izraelit.

Rundi i fundit i bisedimeve në prill të vitit 2014, dështoi totalisht për shkak të qëndrimeve armiqësore të palëve, pas nëntë muajve të negociatave.

Në konferencën e sotme në Paris merr pjesë edhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerr