Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe re të shpërndara.

IHK njofton se nga e mërkura ka mundësi që në mëngjes të krijohet mjegulla e radiacionit si pasojë e ngritjes së temperaturave.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 4 gradë Celsius, kurse, maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi maksimale deri 9m/s.