Miliarderi amerikan Bill Gates ka bërë një parashikim sa i përket metaverse-it në “rishikimin e tij vjetor”, duke bërë një përmbledhje të gjitha parashikimeve që mund t’i ketë qëlluar sa i përket ngjarjeve që mund të ndodhin në vitet e ardhshme.
“Brenda dy apo tri viteve, parashikoj më shumë takime virtuale që do të ndodhin me imazhe 2D të kamerave – dhe mund të them do të ngjajnë me modelet e Hollywood-it, pavarësisht që e di se të dhënat e metaverse janë të ngjashme me shifrat e një avatari”, shtoi Gates.
Themeluesi i Microsoft beson se në vend të takimeve fizike nëpër hapësira të zyrave, së shpejti do të përdorim avatarë për të mbajtur takime në mënyra të ngjashme – ku përdoret teknologjia audio sikurse metaverse.
Kujtojmë që metaverse është pjesë e internetit dhe është për platforma të ndryshme dedikuar takimeve virtuale anembanë botës, ku tashmë kompani të mëdha kanë filluar të investojmë shuma të majme të parave në këtë.
Meta (dikur e njohur si Facebook), hapi platformën e metaverse e njohur si Horizon Worlds gjatë të enjtes mbrëma. E parashikimi i Gates vjen në kohën kur Google dhe Meta publikuan të dhënat sa i përket rikthimit në punë gjatë vitit të ardhshëm, që sipas të gjitha gjasave do të jetë i pamundur për shkak të variantit të ri të COVID-19 i njohur si Omicron.
Spotify njoftoi për programin “punë nga kudo” në shkurt të këtij viti, duke i lejuar punonjësit të zgjedhin se nga ku duan të punojnë. Kompani të ngjashme si Upwork dhe Pinterest, tani janë duke shqyrtuar mbylljen e shumë zyrave.