Një komplot terrorist që kishte në shënjestër Xhaminë e Madhe në Mekë u zbulua nga Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite.
Një i dyshuar kishte hedhur veten në erë pas një beteje të armatosur me forcat e sigurisë gjatë operacionit anti-terrorist në lagjen Ekuad Al-Masafi të Mekës.
Një ndërtesë trekatëshe u rrëzua si pasojë e shpërthimit që plagosi pesë oficerë policie dhe gjashtë shtetas të huaj të cilët u dërguan në spital.
Pesë terroristët e dyshuar, përfshirë një grua, u arrestuan.
Forcat e sigurisë bastisën dy shtëpi në Ecyad Al-Masafi dhe lagjen Useyle në Jeddah, për të parandaluar sulmet terroriste.
Hetimet për të identifikuar sulmuesit dhe bazat e tyre ende vazhdojnë, shtoi deklarata nga MB.
“Këto sulme, të cilat janë planifikuar nga disa forca të jashtme me qëllim të shkatërrimit të sigurisë dhe stabilitetit të tokës së shenjtë, janë parandaluar me vullnetin e Zotit pa arritur qëllimin e tyre”, thuhet në deklaratë.
Në anën tjetër, Katari dënoi planet e sulmit dhe mbështeti Arabinë Saudite.
Ai tha se veprimet që mund të targetonin tokat e shenjta ishin sulm i hapur ndaj respektit të vendeve të shenjta të Islamit dhe provokon ndjenjat e miliona myslimanëve.
Pavarësisht nga tendosja politike në marrëdhëniet e saj me Arabinë Saudite, Katari tha se do të bashkohej me Arabinë Saudite për të mbrojtur vendet e shenjta. /MESAZHI/