Ballina Lajmet Kosovë Parandalohet kontrabandimi i mallrave nga Maqedonia e Veriut në vlerë prej 30.000...

Parandalohet kontrabandimi i mallrave nga Maqedonia e Veriut në vlerë prej 30.000 euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave nga Maqedonia e Veriut në Kosovë, ku ka gjetur mallra pa asnjë dokument mbi prejardhjen e tyre.

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrolleve në zonën që kufizohet me komunën e Vitisë, njësitet e Doganës kanë ndaluar dy automjete transportuese me targa vendore.

“Gjatë kontrollit të tyre janë hasur mallra komerciale te kontrabanduara nga RMV-ja për të cilin mall nuk kishin asnjë dokument mbi prejardhjen e tyre”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu thuhet se njësitet e Doganës kanë zhvilluar kontrolle edhe në një depo në Prishtinë, pronë e të dyshuarve.

“Nga njësitë e lartcekura është kryer edhe një kontroll në Prishtinë në depon e të dyshuarve ku janë hasur, mallra të ndryshme komerciale pa prejardhje dhe pa dokumentacion përkatës. Mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganore ku për procedim te mëtejshëm te rastit. Vlera e mallrave sipas tregut është mbi 30.000€ pa llogaritur shmangiet doganore”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Exit mobile version