Ballina Lajmet Kosovë Parandalohet kontrabandë nga Serbia, 40-vjeçarit i sekuestrohet malli

Parandalohet kontrabandë nga Serbia, 40-vjeçarit i sekuestrohet malli

Parandalohet kontrabandë nga Serbia, 40-vjeçarit i sekuestrohet malli
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të premten ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në Komunën e Gjilanit.

Përmes një postimi në Facebook, Policia thotë se ky parandalim i kontrabandës vjen pas shtimit të kontrolleve në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht në zonën e Gjilanit dhe Kamenicës.

“Në rrugën Gjilan-Prishtinë, është hasur një kamion me targa vendore nga drejtuesi M.S i moshës 40 vjeçare. Gjatë kontrollit të kamionit, Policia e Kosovës njofton se janë hasur mallra komerciale të kontrabanduara nga Serbia.

Me date 20.12.24, njësitet e lartcekura në orët e vona në magjistralen Gjilan-Prishtinë kanë ndaluar një kamion me targa vendore me drejtues M.S., i moshës 40 vjeçar nga Lipjani. Gjatë kontrollit te kamionit janë hasur mallra komerciale te kontrabanduara nga Serbia ku për mallin i njëjti ka pasur disa fatura të lëshuar nga vendi i origjinës se mallit (Serbia)”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version