Ballina Lajmet Kosovë Parandalohet futja e drogës në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Parandalohet futja e drogës në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Sipas njoftimit thuhet se në bazë të burimeve është pranuar informacion se në pjesën veriore jashtë perimetrit të murit do të tentohej të hidhej një pako me materiale të paligjshme.

“Menjëherë pas marrjes së informacionit, është organizuar një plan për kontrolle dhe bastisje, i cili ka rezultuar me gjetjen e një pakete të mbështjellë në qese najloni. Pas hapjes së saj, është konstatuar se paketa përmbante lëndë të dyshuar narkotike dhe katër palë kufje. Pesha e përgjithshme e materialeve, së bashku me mbështjellësin, u mat në 170 gramë”, thuhet në njoftim.

ShKK shton se ky aksion dëshmon angazhimin dhe profesionalizmin e stafit të sigurisë në parandalimin e aktiviteteve të paligjshme dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë brenda Qendrës Korrektuese të Dubravës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë të zbatojë kontrolle të vazhdueshme dhe siguron se masat e sigurisë do të mbeten rigoroze për të parandaluar çdo veprim të paligjshëm që cenon integritetin e sistemit korrektues”, thuhet tutje në njoftim.

Exit mobile version