Ballina Lajmet Kosovë Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës

Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit të perimetrit të jashtëm, stafi i sektorit të sigurisë në Qendrën Korrektuese të Dubravës ka arritur të parandalojë futjen e një sasie të substancës së dyshuar narkotike.

Sipas njoftimit falë informacioneve të brendshme dhe vigjilencës së stafit, tentativa për kontrabandim është zbuluar dhe neutralizuar në kohë.

Lidhur me rastin thuhet se janë njoftuar autoritetet kompetente, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e përgjegjësve.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar për të parandaluar çdo tentim për futjen e sendeve të ndaluara në institucionet korrektuese, duke siguruar një mjedis të sigurt dhe të rregullt”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version