Të premten bëhen një jave prej se kur kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-Covid. I pari i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se masat e reja anti-Covid janë duke u respektuar, sidomos pjesa e kufizimeve.
Ai është shprehur se ka një stabilitet më Covid-19 në vend, duke marr parasysh rritjet e mëdha të infeksionit ditëve të fundit.Zemaj tutje ka thënë se spitalet dhe personeli shëndetësorë tashmë janë të mbingarkuar, raporton EO.
“Masat janë duke u respektuar sidomos pjesa e kufizimeve, dhe kërkojmë që kufizimet që janë edhe ditën të respektohen, grumbullimet e panevojshme të eliminohen njerëzit ta shtojnë kujdesin dhe ne të shkojmë duke ulur infeksionin”, ka thënë Zemaj.
“Kemi një stabilitet kushtimisht ta quaj ashtu kushtimisht të këtyre ditëve të atyre ditëve të atij pragu të lakores, por ne duhet të kujdesemi. Spitalet tona dhe personeli shëndetësorë tash është i mbingarkuar nga rastet”.