Paralajmëron i pari i UEFA-s: Sezoni mund të anulohet krejtësisht

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin thotë se sezoni aktual i futbollit “ndoshta do të anulohet” nëse nuk mund të nis deri në qershor.

Pandemia e koronavirusit ka pezulluar shumicën e ligave në të gjithë Evropën, ndërsa turneu i këtij viti në Euro 2020 është shtyrë për një vit tjetër.

Autoritetet e futbollit shpresojnë të rifillojnë deri në qershor në një përpjekje për të përfunduar sezonin 2019/20 edhe nëse kjo do të thotë të luhen ndeshje pas dyerve të mbyllura, transmeton lajmi.net.

Por Ceferin thotë se dështimi për ta bërë këtë mund të rezultojë në sezonin e “humbur”, por ai theksoi se kishte plane të tjera për të provuar dhe përfunduar edicionin.

Ai i tha gazetës italiane La Repubblica: “Ka një plan A, B dhe C”.

“Të tre opsionet janë fillimi në mes të majit, në qershor ose në fund të qershorit. Nëse nuk ndodh, atëherë sezoni do të humbasë”.