Përkeqësim të rezultateve të testit “PISA 2018”, që pritet të mbahet vitin e ardhshëm, kanë paralajmëruar njohës të çështjeve të arsimit në Kosovë.
Kjo, pasi konsiderojnë se askush nga institucionet e partitë politike nuk po e sheh arsimin si prioritet, shkruan sot Koha Ditore.
Kritika kanë edhe për, siç thonë, mungesën e një vizioni që do të çonte drejt përmirësimit të gjendjes në këtë sektor.
Në pjesëmarrjen e parë të saj në “PISA 2015”, Kosova ishte renditur në vendet e fundit të listës botërore.
Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA) është një studim ndërkombëtar i arsimit që vlerëson aftësitë e nxënësve 15-vjeçar në lexim, matematikë dhe shkencë. Nxënësit kosovarë kishin treguar rezultate të dobëta në të tria këto lëmi.