Paralajmërohen protesta edhe javën e ardhshme nga Mickoski

Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski theksoi se Maqedonia është më larg nga BE jo vetëm nga bllokimi bullgar por edhe për shkak se, siç thotë ai, kjo qeveri kriminale nuk ka përfunduar asnjë detyrë të brendshme.

“4 vite vjedhje të jetesës. 4 vite politizim të fuqishëm në gjyqësi dhe drejtësi. Maqedonia duhej të fillojë menjëherë bisedimet me BE-në. Këto persona që janë me ne, por edhe ata që nuk janë me ne, populli maqedonas, kombi dhe shteti meritojnë menjëherë pa kushtëzime, pa ankese shtesë, dokumente strategjike ose quani si të doni, menjëherë të hënën ose të martën e ardhshme të fillojë bisedimet me BE-në”, tha Mickoski.

Ai shtoi se populli maqedonas këtë e meriton dhe se vlerat që ky popull i ndan janë të njëjta me vlerat e qytetarëve nga vendet anëtare të BE-së.

Mickoski kërkoi nga liderët evropian që BE të mos anulojë dhe sa më shpejt Maqedonia t’i nisë bisedimet me BE-në, jo vetëm për Zaevin dhe siç i quan ai, kriminelët tjerë, por për shkak të popullit maqedonas.

Ai paralajmëroi edhe protesta të ardhshme për shkak të bisedimeve të fshehta mes Zaevit dhe autoriteteve bullgare.

“Përvoja dhe veprat thonë se Zaevit nuk mund t’i besohet. Për këtë shkak jemi në rrugë, do të vazhdojmë edhe të hënën, të martën dhe javën e ardhshme. Për këtë shkak partia jonë do të jetë bashkërisht me popullin në rrugë”, tha Mickoski.

Sipas tij, linjat e kuqe janë identiteti dhe gjuha maqedonas si dhe kultura dhe se nuk duhet të lejohet edhe një, siç thotë ai, tradhti kombëtare.