Ballina Jeta Familje Paralajmërohen prindërit, mos i lini fëmijët ta shikojnë Peppa Pig

Paralajmërohen prindërit, mos i lini fëmijët ta shikojnë Peppa Pig

Fëmijët kanë nisur të gërrhasin në fund të fjalive pasi shohin shumë Peppa Pig në televizor, laptop, tableta apo celularë.

Disa prindër po shqetësohen shumë nga ai që e quajnë “Efekti Pepa”.

Në faqen e prindërve Romper, disa amerikanë kanë shtruar shqetësimin se fëmijët po imitojnë derrkucët e serialit.

“Në fillim u kënaqa që vajza po tërhiqej nga një serial, por tani ka filluar të bëjë si derrkuc pasi përfundon fjalitë”, shkruajnë prindërit.

Seriali vizatimor është shumë i famshëm te fëmijët e vegjël të grupmoshës 2-6 vjeç./gazetaexpress/

Exit mobile version