Paralajmërimi për reshje intensive, në Vlorë vendosen thasë me rërë

Në Vlorë institucionet janë në gatishmëri për përballimin e situatës. Punonjës të ujësjellës kanalizimeve po qëndrojnë në segmentet dhe zonat problematike për të marrë masat për përmbytjet duke shmangur sa më tepër të munden situatat e rënda.

Krahas tyre, nga ana tjetër dhe qytetarët apo bizneset kanë nisur vendosjen e thasëve në hyrje të banesave të tyre apo subjekteve të biznesit.

Autoritetet kanë dhënë alarmin për reshje të dendura shiu gjatë pasdites së të hënës dhe reshje dëbore në zonat malore.