Një grup shkencëtarësh nga i gjithë globi janë bashkuar për të paralajmëruar pjesën tjetër të njerëzimit rreth rreziqeve katastrofike me të cilat aktualisht ballafaqohet planeti ynë. I ashtuquajturi “Paralajmërim për njerëzimin” është në të vërtetë një përditësim për një paralajmërim origjinal të shkruar 25 vjet më parë në 1992, që u firmos nga 1,700 pjesëtarë të komunitetit shkencor.
Në vend që të përmirësohen rreziqet e identifikuara në vitin 1992, ekspertët thonë se gjërat po bëhen edhe më keq dhe të gjitha problemet e identifikuara janë ende duke u zmadhuar.
Ky paralajmërim ka të bëjë me gjëra të tilla si mjedisi, nivelet e popullsisë dhe nivelet masive të konsumit që po vënë specie të tjera në rrezik të madh zhdukjeje.
“Nëse nuk kontrollohen, shumë prej praktikave tona aktuale rrezikojnë të ardhmen e dëshiruar për shoqërinë njerëzore dhe botën bimore dhe shtazore, dhe mund ta ndryshojnë botën e gjallë se nuk do të jetë në gjendje të mbështesë jetën në mënyrën që e njohim”, shprehen ata.
Paralajmërimi vjen nga ekologu i Universitetit Shtetëror të Oregonit William Ripple, i cili fitoi mbështetjen e 15.000 shkencëtarëve nga 184 vende në të gjithë botën. Ky vepron si një “njoftim i dytë” pas paralajmërimit origjinal në 1992.
Ndryshimi i klimës ulet në krye të paralajmërimit , gjë që tregon se temperaturat mesatare globale janë rritur me më shumë se gjysmë shkallë Celsius që nga viti 1992 dhe emetimet e dioksidit të karbonit janë rritur me 62%.