Paralajmërim për bashkatdhetarët, mos udhëtoni nëpër Serbi

“Rruga nga Nishi në Leskovac është bllokuar plotësisht për makinat, autobusët dhe kamionët”, ka bërë të ditur ministrja e Transportit dhe Infrastrukturës të qeverisë serbe, Zorana Mihajloviq.

Ajo ka thënë se kjo ministri tashmë ka lëshuar një urdhër për ndalim qarkullimi, transmeton lajmi.net.

“Këto janë të gjitha informacionet e fundit. Ne presim që era të pushoj sonte dhe të qetësohet situata”, ka shtuar Mihajloviq.

Kujtojmë se në këtë rrugë kalojnë të gjithë ata bashkatdhetarë që kthehen nga Kosova për në Gjermani, Zvicër, Austri etj.

Si pasojë e reshjeve të borës në këtë autostradë sot ka ndodhur një aksident zinxhiror, ku të përfshira ishin 30 vetura, ndërsa të lënduar 11 persona.

Në mesin e të lënduarve thuhet të kishte edhe kosovarë.