Paralajmërim i ministrit Zemaj: Do të veprojmë me forcën e ligjit!

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar të gjithë ata që shkelin rekomandimet e dhëna.

Duke e parë rritjen e numrit të rasteve me koronavirus, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar të gjithë ata që nuk respektojnë rekomandimet e dhëna nga MSH-ja dhe IKSHPK-ja.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ministri Zemaj, thotë se do të veprojnë me forcën e ligjit për ata që nuk i respektojnë masat ndaj koronavirusit, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë i ministrit Zemaj, pa ndërhyrje:

Do të veprojmë me forcën e ligjit!

Inspektorët sanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) dhe Inspektorët Komunal do të veprojnë me forcën e ligjit kundër atyre që nuk respektojnë masat parandaluese dhe rregullat kundër Covid-19.

Rekomandimet parandaluese për Covid-19 të IKSHPK përfshijnë 22 masa të veçanta, që patjetër duhet të respektohen.

Pikërëndesë kryesore është se BARTJA E MASKAVE TË JETË OBLIGATIVE.

Masa të tjera të veçanta që parashihen janë edhe: distanca fizike, dezinfektimi, ajrosja e lokaleve, higjiena, dhe masa të tjera të detajuara për punonjësit, zyrat, institucionet dhe bizneset.

Inspektorët përkatës në terren çdo ditë do të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe do të merren masa përgjegjëse në rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo qoftë që do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve.

Dhe do të merr përgjigjen ligjore.