Paragjellë me patate

Përbërësit:

1 kg patate
2 qepë
1-2 lugë margarinë
1 tubë majdanoz
200 gr djathë i yndyrshëm i fortë
kripë, piper, arrë moskati
1 lugë kopër
1 lugë qimnon

Patatet lahen dhe me lëvore zihen rreth 20 minuta në ujë me qimnon. Kullohen, hidhet ujë i ftohtë në mënyrë që ato të qërohen më lehtë.

Priten në rrathë trashësie 1 centimetër. Qepa e grirë fërgohet në margarinë gjersa të zverdhet. Majdanozi pritet imët, kurse djathi kalohet në rende. Në tepsi të përshtatshme radhiten patatet. Mbi to hidhen pak kripë, piper, qepët e fërguara, majdanozi, kopra dhe djathi.

Piqen në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C për 30 minuta. Shërbehen me sallatë.