Paracetamoli mund t’ju vrasë, ja gabimi që bëjmë ne shqiptarët

Mjafton një dhimbje koke dhe direkt marrim një paracetamol. Por, nese nuk jep efekt, atëherë shumë persona marrin një kokërr tjetër nga ky medikament.

Doza e përdorimit të këtij medikamenti, shtohet sidomos në sezonin e dimrit ku rikthehen virozat dhe gripi. Por a është e lejueshme dhe a ka efekte anësore përdorimi pa kriter të paracetamolit?

Të pish më shumë paracetamol sesa doza që të është caktuar dhe për shumë vite, mund të shkaktojë dëme të mëdha për shëndetin.

Kjo të pakten është treguar në një studim i kryer nga një ekip kërkuesish të Universitetit të Edinburgh-ut, të publikuar në Britich Journal of Clinical Pharmacology.

Dëmi qe mund te shkaktoje marrja e tepruar dhe në mënyrë te rregullt e këtij medikamenti është shumë i vështire për t’u kuruar.

Personat qe vijnë ne spital pasi kane pire përnjëherësh shume paracetamole, mund te shpëtohen duke qene se analizat e gjakut tregojnë sasinë ekzakte te këtij medikamenti ne trup dhe mjeket mund te reagojnë me shpejt për te shpëtuar mëlçinë”- thotë studimi.

Mjeku Kenneth Simpson dhe ekipi i tij kanë studiuar dosjet mjekësore të 663 pacienteve që vuanin nga lesione hepatite të shkaktuara nga paracetamoli.

161 pacientë që kishin marrë doza të mëdha për një periudhe 6 vjeçare kishin më shumë probleme me mëlçinë, me trurin, si dhe kishin nevoje për një kujdes të rrugëve të frymëmarrjes.

Pas komplikimeve këta paciente mund edhe te humbin jetën. Sipas profesorit Roger Knaggs, mesazhi është i qarte:

“Nëse merrni më shumë paracetamol sesa doza e lejuar (8 kokrra nga 500mg), ju nuk do të  qetësoni dhimbjen, por do e dëmtoni me shume shëndetin”.

Kujdes, këto janë këshilla që nuk duhen anashkaluar./Mesazhi/