Gratë që pinë paracetamol ose Ibuprofen vetëm 2 herë në javë mund të rrezikojnë të mbeten të shurdhëta përgjithmonë.
Ekspertët mendojnë se pirja e 2 kokrrave të ilaçeve për lehtësimin e dhimbjeve çdo javë për më shumë se 6 vjet çon në humbje të dëgjimit, duke qenë se këto ilaçe pengojnë furnizimin me gjak në veshin e mesëm dhe e ekspozojnë atë ndaj zhurmave dëmtuese.
Gati 1 në 20 gra që vuajnë nga humbje të pjesshme të dëgjimit duhet të fajësojnë përdorimin e ilaçeve për lehtësimin e dhimbjeve, thonë ekspertët.
Rezultatet e studimit përjashtojnë meshkujt. Ekspertët rekomandojnë vetëm femrat në moshë të mesme, të cilat marrin shpesh paracetamol dhe ibuprofen për dhimbjet e kokës ose të shpinës, që të përpiqen ta limitojnë sa të munden përdorimin e këtyre dy ilaçeve.
“Humbja e dëgjimit është shumë e përhapur dhe mund të ketë një ndikim të madh në jetë. Duke gjetur faktorët që çojnë në humbje të dëgjimit, na ndihmon ne të zbulojmë mënyra për të ulur rrezikun para se të nisë humbja e dëgjimit”, shprehet autori kryesor i studimit, dr. Gary Curhan./Mesazhi/