Paraburgim për opozitarin egjiptian Alaa Abdel Fattah

Janë arrestuar aktivisti opozitar dhe blogeri, një ndër emrat simbol të Revolucionit të 25 janarit në Egjipt, Alaa Abdel Fattah, dhe avokati i tij Muhammed el-Bekir, transmeton Anadolu Agency (AA).

Motra e Alaa Abdel Fattah, Mona Seif, në deklaratën e bërë nga llogaria e saj në Facebook, theksoi se kryeprokuroria ka vendosur një paraburgim prej 15 ditësh për vëllain e saj të cilin e kanë arrestuar dje.

Ndërsa avokati Shuruk Salam, gjithashtu nga rrjetet sociale, tregoi se Prokuroria Shtetërore e Sigurisë ka vendosur që edhe avokati Bakir të paraburgoset nga e njëjta lëndë.

Prokuroria e akuzon Abdel Fattahun dhe Bakirin me “përhapjen e lajmeve të rreme dhe anëtarësim në organizatë terroriste”.

Abdel Fettah dje ishte arrestuar pasi kishte shkuar në një stacion policor për kontroll gjyqësor.

Abdel Fettah, një ndër simbolet e Revolucionit të 25 janarit në Egjipt, pas vuajtjes së 5 viteve në burg, muajin mars ishte liruar me kusht për kontroll gjyqësor për 5 vite.

Sipas ligjeve të Egjiptit, kontrolli gjyqësor mund të zbatohet edhe si qëndrim deri 5-6 orë në stacionin policor të rajonit ku jeton.