Para MPJ-së vendoset pankartë kundër hapjes së ambasadës së Kosovës në Jeruzalem

Disa aktivistë të shoqërisë civile kanë vendosur një pankartë para ministrisë së Punëve të Jashtme në Prishtinë.

Aty ka shënime në notë proteste për vendimin për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem.

“Njohja e territoreve të okupuara palestineze dhe Jerusalemit si pjesë të Izraelit është politikisht idiotike, moralisht e padrejtë, shoqërisht e turpshme”, shkruhet në këtë pankartë.

E njëjta nuk dihet se nga kush është vendosur.