Ballina Argëtim Papagajtë skuqen kur kanë emocione, njësoj si njeriu!

Papagajtë skuqen kur kanë emocione, njësoj si njeriu!

ATSH-AFP/ – Po sikur papagajtë të skuqen njësoj si njeriu në situata të mbushura me emocione?

Studiuesit janë akoma shumë larg për të kuptuar këtë mekanizëm, por një ekip francez thotë se ka vërrjetur me rigorozitet këtë fenomen për herë të parë, tek pesë papagaj ara të kopështit zoologjik “Beauval” në Francë.

Ata i kanë publikuar rezultatet e kërkimit të tyre në revistën shkencore amerikane “PLOS One”.

Një pjesë e faqeve të arave ngjyrë blu dhe të verdha është e zhveshur, pa pendë. Është pikërisht kjo lëkurë e bardhë që skuqet gjatë ndërveprimeve me kujdestarët, gjatë çasteve të konsideruar si shumë pozitivë për ata, vunë re studiuesit.

“Zogjtë nuk kanë muskuj në fytyrë. Për këtë arsye nuk janë studiuar për shprehit e tyre faciale”, shpjegon Aline Bertin që ka drejtuar këtë eksperimet.

Për habi, edhe pronarët e këtyre papagajve kishin vënë re këtë skuqje, si edhe tek disa zogj të tjerë të egër.

Në fakt, shpendët i kanë faqet të mbushura me vena gjaku, njësoj si njerëzit, por duhet punuar ende mbi dokumentimin e këtij fenomeni.

Exit mobile version