Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Papa kërkon faljen historike për abuzimin e Kishës Katolike ndaj popujve indigjenë...

Papa kërkon faljen historike për abuzimin e Kishës Katolike ndaj popujve indigjenë të Kanadasë – VIDEO

Papa është në një “pelegrinazh pendimi” 6-ditor për të shprehur dhimbjen e tij për abuzimin e bërë nga priftërinjtë dhe murgeshat ndaj tre fiseve indigjene të vendit

Papa Françesku ka kërkuar faljen e shumëpritur dhe historike popujve indigjenë për dëmin që Kisha Katolike u bëri atyre në shkollat rezidenciale të Kanadasë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kërkoj falje. Më vjen thellësisht keq”, tha Papa.

Papa Françesku u shoqërua nga krerët që përfaqëson të tre grupet indigjene, Metis, Inuit dhe Komet e Parë, derisa kërkoi faljen në ish-lokalin e shkollës rezidenciale Ermineskin në Alberta të Kanadasë.

Papa është në një “pelegrinazh pendimi” 6-ditor për të shprehur dhimbjen e tij për abuzimin e bërë nga priftërinjtë dhe murgeshat ndaj tre fiseve indigjene të vendit.

Rreth 150 mijë fëmijë indigjenë u detyruan të ndjekin shkollat, ndonjëherë edhe duke i bërë të grinden ose largohen nga njëri tjetrit familjet.

Qëllimi i Shkollave Rezidenciale të Kanadasë ishte të zhdukin kulturën indigjene dhe ta zëvendësonin atë me kulturën “e bardhë”. E para nga 139 shkollat u hap në vitet 1820 dhe e fundit u mbyll në vitet 1990.

Një hetim i vitit 2019 atë që ndodhi në ato shkolla e quajti “gjenocid”, sic u pranua nga kryeministri Justin Trudeau vitin e kaluar, me 4.300-6.000 fëmijë që kishin vdekur nga sëmundjet dhe abuzimi seksual, fizik dhe psikologjik.

Më parë, Papa kërkoi falje në Vatikan për dëmin e tmerrshëm të bërë nga priftërinjtë dhe murgeshat, pasi kisha administronte rreth 60 për qind të shkollave.

Por Trudeau dhe shumë anëtarë indigjenë, të mbijetuar, si dhe familjet e tyre kërkuan që Papa të kërkonte falje në tokën kanadeze, ku ndodhën mizoritë.

Françesku mbërriti të dielën për një vizitë gjashtë-ditore për të kërkuar falje.

“Të dashur vëllezër dhe motra të Kanadasë”, shkroi Papa në twitter para nisjes së tij nga Roma të dielën.

“Unë vij mes jush për të takuar popujt indigjenë. Shpresoj, me ndihmën e Zotit, që pelegrinazhi im i pendimit të mund të kontribuojë në udhëtimin e pajtimit të ndërmarrë tashmë. Ju lutem më shoqëroni me lutje.”

Agjenda e Papës është plot gjatë vizitës së tij gjashtë-ditore, duke përfshirë ndalesat në Edmonton, Alberta, Quebec dhe kombin Inuit në veriun e largët të Kanadasë përpara se të kthehet në Romë. /aa

Exit mobile version