Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Papa: Gaza po përjeton një “situatë humanitare shumë të rëndë dhe të...

Papa: Gaza po përjeton një “situatë humanitare shumë të rëndë dhe të turpshme”

Udhëheqësi shpirtëror i katolikëve, Papa Françesku, ka thënë se Gaza po përjeton një “situatë humanitare shumë të rëndë dhe të turpshme” dhe përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, papa këto komente i ka bërë gjatë një takimi me diplomatë.

“Apeloj që popullit palestinez t’i ofrohet gjithë ndihma e nevojshme”, ka thënë kreu i Vatikanit.

Duke shpresuar se palët në Gaza do të rindërtojnë elemente të dialogut dhe besimit të ndërsjellë, papa është shprehur: “Në këtë mënyrë, brezat e ardhshëm mund të jetojnë krah për krah në paqe dhe siguri, dhe Kudsi mund të jetë një qytet takimesh ku të krishterët, hebrenjtë dhe muslimanët jetojnë së bashku, në harmoni dhe respekt”.

Duke theksuar se kërcënimi i një “lufte të re botërore” po rritet, papa ka bërë thirrje për diplomaci dhe dialog.

Exit mobile version