Papa Françesku zbuloi në librin e kujtimeve një komplot vrasjeje me të cilin u përball në Irak në vitin 2021, transmeton Anadolu.
Papa, i cili sot mbush 88 vjet, vuri në dukje në librin që do të botohet në janar se ai shkoi në Irak në mars 2021, pavarësisht rekomandimeve kundër këtij veprimi, raporton gazeta “Corriere della Sera” pasi pranoi fragmente nga libri.
Qyteti i dytë më i madh i Irakut, Mosuli, ishte nën kontrollin e grupit terrorist DEASH midis viteve 2014 dhe 2017.
Inteligjenca britanike informoi policinë e Vatikanit se një sulm vetëvrasës ishte planifikuar në Mosul gjatë vizitës së Papa Françeskut dhe paralajmëroi se një grua e re e pajisur me eksploziv po planifikonte një sulm.
Policia irakiane ndërhyri dhe neutralizoi të dyshuarën. Policia e Vatikanit njoftoi më vonë Papën për këtë ndodhi.
Papa Françesku shkroi se ai kërkoi detajet se çfarë ndodhi me të dyshuarën. “Komandanti u përgjigj në mënyrë lakonike: “Ata nuk janë më këtu”, shkroi Papa në libër, duke shtuar se “policia irakiane i kishte kapur dhe i kishte bërë të shpërthejnë”.