Papa Françesku u kërkon liderëve botërorë që të anulojnë borxhin e vendeve të varfra

Papa Françesku

Papa Françesku u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të anulojnë borxhin e vendeve më të varfra, transmeton Anadolu.

“I inkurajoj liderët e kombeve me tradita të krishtere që të japin shembull duke anuluar ose duke ulur ndjeshëm borxhet e vendeve më të varfra”, tha Papa në mesazhin e tij të Vitit të Ri.

Papa Françesku theksoi se asnjë vend apo popull nuk duhet të shtypet nga borxhi.

Në mesazhin e tij, Papa foli edhe për luftërat dhe konfliktet e vazhdueshme në mbarë botën.

“Le të lutemi për përfundimin e të gjitha luftimeve dhe për një fokus vendimtar në paqe dhe pajtim. Mendimet e mia shkojnë tej Ukraina e shkatërruar nga lufta, tek Gaza, Izraeli, Mianmari, Kivu dhe tek shumë njerëz të tjerë në konflikte”, tha Papa.

“Vëllezër dhe motra, lufta shkatërron, gjithmonë shkatërron. Lufta është gjithmonë një humbje. Unë shpreh vlerësimin tim të përzemërt për të gjitha ata që përpiqen për paqen”, shtoi ai.