Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Papa Françesku takon klerikët Shiit në Irak

Papa Françesku takon klerikët Shiit në Irak

Papa Françesku po zhvillon një takim simbolik me një nga figurat më të fuqishme Shiite në ditën e dytë të udhëtimit të tij historik në Irak.

Takimi i Papës me Ajatollah Ali al-Sistanin, udhëheqësin shpirtëror të muslimanëve Shiitë, po ndodh në qytetin e shenjtë të Naxhaf (Najaf).

Është udhëtimi i parë ndërkombëtar i Papës që nga fillimi i pandemisë – dhe vizita e parë ndonjëherë papnore në Irak.

Covid-19 dhe frika e sigurisë e kanë bërë këtë udhëtimin më të rrezikshëm të Papës deri më tani.

Udhëheqësi 84-vjeçar i kishës katolike më herët u tha gazetarëve se ai ndjehej “i detyruar” të bënte udhëtimin “emblematik”, i cili do ta shihte atë duke vizituar disa vende për katër ditë në Irak.

Bisedimet e Papës me klerikun kryesor Shia 90-vjeçar ka të ngjarë të përqendroheshin në çështje ndërfetare të tilla si pakica e krishterë në Irak, të cilët po ashtu si tërë populli Irakian janë goditur nga valët e dhunës që nga pushtimi i Irakut i udhëhequr nga SHBA në 2003.

Exit mobile version