Papa Françesku pranon dorëheqjen e priftit amerikan të akuzuar për abuzim seksual

Papa Françesku të hënën pranoi dorëheqjen e priftit amerikan të akuzuar për abuzim seksual të fëmijëve, disa javë pasi ai ishte caktuar të bëhet peshkop në Duluth të Minisesotas, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave lokale, Michel J. Mulloy, 66 vjeç, vendosi të jap dorëheqje pasi në fillim të gushtit doli një akuzë për abuzim seksual të fëmijëve në vitin 1980.

Mulloy ishte caktuar të vendoset si peshkop më 1 tetor.