Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Papa Françesku përcillet në banesën e fundit

Papa Françesku përcillet në banesën e fundit

Ceremonia e varrimit të Papa Françeskut u zhvillua sot në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, përpara mijëra besimtarëve katolikë dhe personaliteteve nga e gjithë bota.

Pas meshës së fundit dhe lutjeve të posaçme, arkivoli i Papës u spërkat me ujë të bekuar dhe temjan, në një atmosferë të thellë zie dhe lutjeje për besimtarët katolikë. Dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Kardinali Giovanni Battista Re, i besoi shpirtin e tij Zotit dhe kërkoi ngushëllim për Kishën Katolike.

Papa Françesku u varros në Grotat Vatikanase, pranë paraardhësve të tij.

Exit mobile version