Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Papa Françesku fillon udhëtimin në Evropën Qendrore, takon kryeministrin hungarez

Papa Françesku fillon udhëtimin në Evropën Qendrore, takon kryeministrin hungarez

Papa Françesku ka nisur vizitën e tij katër-ditore në Evropën Qendrore me një takim me kryeministrin hungarez Viktor Orban, pavarësisht përplasjeve për një sërë çështjesh, veçanërisht emigracionin.

Orban përshëndeti Papën argjentinas në Muzeun e Arteve të Bukura dhe të dy zhvilluan një takim privat ku morën pjesë gjithashtu presidenti hungarez dhe zyrtarë të Vatikanit.

“I kërkova Papës Françesku të mos e linte Hungarinë e krishterë të vdiste”, shkroi Orban në Facebook.

Vatikani tha se takimi u mbajt në një “atmosferë të përzemërt” dhe zgjati më shumë se sa pritej, 40 minuta.

“Ndër temat e ndryshme të diskutuara ishin roli i kishës në vend, angazhimi për mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen dhe promovimin e familjes”, njoftoi Vatikani. /euronews

Exit mobile version