Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Papa bën thirrje për ar’mëpushim “në të gjitha frontet”

Papa bën thirrje për ar’mëpushim “në të gjitha frontet”

Papa Françesku ka bërë thirrje për paqe dhe ka kërkuar armëpushim “në të gjitha frontet”, gjatë lutjes së të dielës në Sheshin e Shën Pjetrit, raporton AP.

Papa kujtoi sulmin e vitit të kaluar të Hamasit në Izrael, duke kërkuar çlirimin e pengjeve që ende mbahen në Gaza dhe gjithashtu kërkoi t’i jepet fund dhunës në Liban.

Françesku i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar t’i japë fund hakmarrjes dhe të mos kryhen më sulme si ai i Iranit, që mund të çojnë në përshkallëzim të situatës.

“Të gjitha kombet kanë të drejtë të ekzistojnë në paqe dhe siguri dhe territoret e tyre nuk duhet të sulmohen apo pushtohen”, ka shtuar ai.

Papa Françesku shpalli një ditë agjërimi dhe lutjeje që do të kremtohet të hënën më 7 tetor, në përvjetorin e sulmit të Hamasit.

Exit mobile version